Kusari-Lila: Sonte është përmbysur qëllimi dhe plani i mashtruesve

Kusari-Lila: Sonte është përmbysur qëllimi dhe plani i mashtruesve

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se është përmbysur qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazarxhinjve, njofton Insajderi

Kusari-Lila ka shkruar në Facebook se po vjen drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën.

“Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën, e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit. Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazarxhinjve”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com