Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka takuar kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën ka biseduar për caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses, njofton Insajderi.
Pas këtij takimi, Kusari-Lila iu përgjigj medieve duke thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë dhe në këto zgjedhje mendojmë që prapë do kemi bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo e quan manipuluese mënyrën e Hotit për të kërkuar votimin e buxhetit pasi sipas saj kjo Qeveri është në detyrë.
Para Kusari-Lilës, Osmani takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët nuk u deklaruan për media. /Insajderi.com