Kusari-Lila tregon nëse do të kandidojë për kryetare të Gjakovës

Kusari-Lila tregon nëse do të kandidojë për kryetare të Gjakovës

Ish-kryetarja e Gjakovës dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka lënë të hapur mundësinë që të garojë për kryetare të Gjakovës, përcjell Insajderi.

Ajo në “Debat Plus” në  RTV Dukagjini ka pohuar se Gjakova vazhdon të mbetet ‘kompasi’ i saj politik.

“Unë kam thënë disa herë, se Gjakova mbetet vazhdimisht kompasi im politik në aspekt të bindjes dhe mbështetjes, si dhe vendlindja ku e kam gjetur inspirimin politik, por që unë konsideroj se pas tri garave nga vitet 2009 deri 2017 ka hapësirë ta përgatisim terrenin për një kandidat tjetër, megjithatë deri në fund nuk i dihet. Nëse e ndjej që më vjen inspirimi në moment të fundit nuk i dihet”, ka thënë deputetja Kusari-Lila.

Ajo është shprehur se Gjakova e meriton një qeverisje më të mirë, dhe në përputhje me pritshmëritë atje.

“Kur po kalon edhe shumë koha dhe po vjen migrimi në shkallë qysh është tani në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera të Kosovës që është tepër shume i theksuar dhe që nuk vërehet në Prishtinë dhe gati se pyetet njeriu se sa ka aftësi ka për ta aplikuar ndryshimin kur mbetët një gjeneratë shumë e vjetër brenda”, ka pohuar deputetja e LVV-së./Insajderi.com