
Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se autostrada e Dukagjinit si projekt i PAN-it “është i panevojshëm”.
Ajo tha se do të punojnë për sigurinë në rrugë në rajonin e Dukagjinit, përcjell Insajderi.
“Autostrada e promovuar nga Qeveria e PAN-it është e panevojshme. Do të punojmë për sigurinë në rrugë dhe zgjerimin e saj”, tha Kusari-Lila në Debat përnime.
Kusari-Lila shtoi se nuk do të ndërtohen rrugë me mjete financiare të shtetit, por me kredi të buta e afatgjate. /Insajderi.com