Kusari-Lila tregon sa nënshkrime janë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë, i thotë PDK-së: Nëse jeni për, ne jemi aty

Kusari-Lila tregon sa nënshkrime janë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë, i thotë PDK-së: Nëse jeni për, ne jemi aty

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deri më tani janë mbledhur 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë me në krye Avdullah Hotin.

Kusari-Lila tutje është shprehur se po presin edhe nga PDK që si parti opozitare t’a mbështesë këtë nismë të tyre.

“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se PDK-së nuk po i kërkojnë partneritet për bashkëqeverisje, por për dhënien e mundësisë së sovranit për atë se kush duhet të qeverisë.

“Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë aty jemi. Nuk është diskutim për bashkëqeverisje por për dhënien e mundësisë së sovranit se kush duhet të qeverisë”. /Insajderi.com