Kush e fiton trilogjinë “më i miri i të gjitha kohërave”

Kush e fiton trilogjinë “më i miri i të gjitha kohërave”

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se kushdo që fiton në trilogjinë e së të shtunën në UFC do të jetë “më i miri i të gjitha kohërave në peshat e rënda”, në artet marciale të përziera, njofton Insajderi.

Stipe Miocic dhe bashkëpatrioti i tij, Daniel Corimer, takohen për titullin kampion në UFC për të tretën herë në Las Vegas.

Miocic humbi titullin në vitin 2018 nga Corimer, për ta rikthyer atë një vit më vonë po nga Cormier – të dyja ndeshjet kishin përfunduar me KO.

“Është trilogjia më e mirë”, tha White.

“Nuk shihni shpesh që luftëtarët e peshave të rënda të deshën siç u ndeshën ata në dy takimet e para”.

“Cormier e goditi me atë grusht në ndeshjen e parë dhe në të dytën ishte duke e rrahur përsëri Stipen me disa goditje mjaft të forta”, tha White.

“Por, Stipe në fund të raundit kthehet tek qoshja e tij, i bën disa ndryshime, dhe bën atë që bëri. Të tilla gjëra sheh vetëm në filma”./Insajderi.com