Në Komisionin Parlamentar lidhur me privatizimet është zhvilluar një debat i ashpër në mes deputetëve të subjekteve të ndryshme politike.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se me procesin e privatizimit duhet të hetohen edhe procesi i shpronësimit.
Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosoveë, deputeit, Sejdi Hoxha, kundërshtoi që privatizimi dhe shpronësimi të trajtohen në të njëjtën kohe, pasi sipas tij procesi shpronësimit duhet të jetë çështje e veçantë, njofton Insajderi.
Pas këtij debate, erdhi reagimi deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, e cila tha se “dikush e ka mizën pas veshi”.
Më pas pasoi, reagimi i deputetit të PDK-së, ku kërkoi nga deputetja, Maloku, të tregojë se kujt I’a atribuoi “mizën pas veshi”.
“Mos akuzo, trego kush e ka ‘mizën pas veshi’”, tha ai.
Atij ju kundërpërgjigj deputetja Maloku, duke i thënë se debati mes tyre bëri që ajo të thotë diç të tillë, pasi njëra palë po thotë të hetohej bashkë privatizimet dhe shpronësimet, kurse tjetra jo.
Më pastaj në debat u përfshi edhe deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili tha se po debatohet “veç sa me tha diçka”. /Insajderi.com/