Kush e viziton Ulqinin ka 20 për qind zbritje, thotë kryetari i komunës

Kush e viziton Ulqinin ka 20 për qind zbritje, thotë kryetari i komunës

Qyteti bregdetar i Ulqinit ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët këtë verë, ku të gjithë ata që këtë sezon do t’i kalojnë pushimet në këtë vend do të kenë zbritje prej 20 për qind të çmimeve.

Plazhet e Ulqinit janë bërë gati edhe sa i përket respektimit të masave për mbrojtje nga infektimi me virusin COVID-19.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në një intervistë për KosovaPress, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova.

Ai garanton se çmimet do të jenë më të volitshme dhe se siguria e turistëve do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm./Insajderi.com