Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.
Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.
Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.
“Ju jeni një bombë e kurdisur”, tha të premten gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, derisa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë.
Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.
Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.”
Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in/VOA.