
Ekrem Mustafa do të jetë ministri i tretë në krye të Ministrisë së Brendshme.
Kjo pasi që AKR-ja vendosi për shkarkimin e ministrit actual, Bejtush Gashi.
Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar për Insajderin edhe sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli.
“Do të ketë ndryshime nëpër disa ministri të AKR-së. Do të ketë ndryshime në interes të qytetarëve, në ministritë ku nuk është punuar sa duhet”, tha Pacolli.
Vendin e Gashit në krye të MPB-së do ta zë në mjek. Është Ekrem Mustafa nga Ferizaj, që shpejt pritet të emërohet ministër.
Mustafa është nënkryetar i degës së AKR-së në qytetin e Ferizajt.
Ai në vitin 2014 ka qenë edhe kandidat për deputet.
Emërimi i tij në postin e ministrit ka ardhur sidomos pas presionit të vazhdueshëm nga deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri që qeveria të ketë një ministër nga Ferizaj./Insajderi.com