
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në më fund ka shkuar për të dëshmuar përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shteteve turq nga Kosovë në marsin e vitit 2018.
Ai ka filluar dëshminë e tij, megjithatë ka kërkuar nga Komisioni Hetimor të tregojnë se me çfarë kompetencash janë aty dhe thotë se kërkon ta dijë se kush po i bën pyetje, shkruan Gazeta Express.
“Ju si komisioni përveç vullnetit politik, a keni marrë ndonjë interpretim ligjor nga ndonjë zyre ligjore e e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
E kryetari i Komisionit Parlamentar, deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se “sot ekspertin nuk e kemi me vete”, duke e gjetur vetën në siklet.
Por, në debat e sipër është përfolur edhe për një ekspert ndërkombëtar që do të merret me këtë çështje.
Muharrem Nitaj, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar nga Thaçi që të tregoj nëse ka ndonjë informacion lidhur me ekspertin, që do ta kompremetonte procesin.
Hajdar Beqa thotë se i vemti informacion që e kanë për këtë ekspert, është që ka punuar në zyrën e Avokatit të Popullit.
Para tre ditëve ishte paraparë që të mbahej kjo seancë dëgjimi për Thaçin, megjithatë ky i fundit kishte kërkuar shtyrjen e saj për këtë të premte.
Nuk kemi informacione për ekspertin për të cilin ju po flisni. Nëse ju si komandant i përgjithshëm keni informacione që mund ta kompromentojë punën e këtij komisioni një ekspert i jashtëm, ju lutem na thoni.