Kush është fajtori kryesor për aksidentet e shumta në Kosovë, flasin nga Policia

Kush është fajtori kryesor për aksidentet e shumta në Kosovë, flasin nga Policia

Shkaktari kryesor i aksidenteve që po ndodhin në Kosovë është faktori njeri. Kështu të paktën ka deklaruar Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi në emisionin Frontal në T7.

“Faktori njeri merr një përqindje 85 për qind, rruga e automjetet 15 për qind, faktori njeri pjesëmarrës si shofer apo këmbësor me veprimet e tyre duke mos e përshtat shpejtësinë ndikon në shkaktimin e aksidentit”, ka thënë Rexhepi.

Më tej ai ka potencuar se të gjitha shkaktaret vartës të një aksidenti mund të kontrollohen nga njeriu si p.sh kontrollimi i veturës.

“I përket faktorit njeri dhe  ata janë shkaktarët më të shpeshtë. Edhe shoferi merr  obligime, në qoftë se automjeti mund të ketë një problem ai duhet të dërgojë të kontrollojë automjetin e të shmang lëvizjen me të”, ka shtuar Rexhepi.