Kush është serbi i vdekur, trupi i të cilit po qëndron në QKUK që 8 ditë – Flasin nga IML

Kush është serbi i vdekur, trupi i të cilit po qëndron në QKUK që 8 ditë – Flasin nga IML

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka mbetur aty, pasi që askush nuk është lajmëruar që ta marrë.

E për këtë, Insajderi ka kontaktuar me shefin e IML-së, Arsim Gërxhaliun. Ai e ka konfirmuar se personi i vdekur tash e tetë ditë është i nacionalitetit serb.

“Po është e vërtetë, mirëpo trupi i vdekur i personit fillimit ka qëndruar në Morgun e Klinikes Patologjike në QKUK, prej nëntë janarit e deri më sot, ndërsa, policia ka kërkuar që ai të sjellët në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I vdekuri është prej nacionalitetit serb”, ka thënë Gërxhaliu për Insajderin.