Kush është ish-shoferi i konsullatës së Kosovës i dënuar në Nju Jork – bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”

Kush është ish-shoferi i konsullatës së Kosovës i dënuar në Nju Jork – bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”

Albert Veliu, ish-shofer i konsullatës së Kosovës në Nju Jork sot është dënuar me nëntë vjet burg nga Gjykata Federale në Bruklin të Nju Jorkut.

Veliu së bashku me katër kosovarë tjerë: Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu, ishin arrestuar para tre vjetësh nga Administrata për Zbatimin e Drogës DEA, nën akuzën për shitje të armëve dhe pastrim të parave, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky grup kishin shitur një arsenal armësh. Një AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe një Zolje të pajisur me një raketë 64 milimetrash.

Por kush është zyrtari i konsullatës kosovare, lider i rrjetit të dyshuar kriminal ?

Gazeta Insajderi, para tre vjetësh kishte shkruar për veprimtarin e ish-shoferit të konsullatës së Kosovës në Nju Jork, Alber Veliu.

Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kishin krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës, kishte shkruar Insajderi.

DEA në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë procesit të hetimit kishin gjetur se katër kosovarët tjerë Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija, Alban Veliu, i kishin ndihmuar Albert Veliut në pastrimin e parave.

Lideri i rrjetit të dyshuar kriminal është zyrtar i konsullatës kosovare dhe adhurues i mafiozëve

Të pandehurit kishin pastruar afërsisht 800,000 dollarë që dyshohet të jenë nga të ardhurat e shitjes së drogës.

E liderit të tyre, Agim Veliut bashkëpunëtorët i referoheshin me nofkën “Benny”

Kihste një arsye pse i referoheshin me këtë nofkë që nuk ngjason me emrin e tij. Albert Veliu është adhurues i një prej personazheve mafioze të një filmi amerikan.

Personazhi quhet “Beny Blanco from the Bronx”, në filmin “Carlitos Ëay”. Ndërsa Albert Veliu skaj emrit të vërtetë në llogarinë e tij në FB e kishte vendosur edhe nofkën e tij “Benny Blanco”, kishte shkruar Insajderi.

Përveç gangsterit Benny Blanco, Veliut kishte simpati edhe për karakterin më të famshëm të filmave mafioz, Don Corleonen. /Insajderi.com

Cosa Nostra, droga dhe armët e rrjetit të dyshuar mafioz që “binjakëzoi” Kosovën me Nju Jorkun