Kush është kandidatja e PDK-së, me numër 30 Ariana Musliu- Shoshi

Kush është kandidatja e PDK-së, me numër 30 Ariana Musliu- Shoshi

Ariana Musliu Shoshi e cila është kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është kandidatja e cila për më shumë se 12 vite punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nga viti 2007 është udhëheqëse e njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nga kjo pozitë, ajo është përfaqësuese e Kuvendit në organizata ndërkombëtare dhe pjesë e delegacioneve të përhershme të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Parlamentin Europian, Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim, Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë si dhe Asamblenë Parlamentare për Bashkëpunim të Evropës Juglindore.

 

 

Ariana Musliu Shoshi është e lindur në Prishtinë dhe shkollimin fillor e kreu në Skenderaj dhe Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme filloi në Xhevdet Doda për të vazhduar në shkollën Conrad Weiser High School në Penselvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ku edhe u diplomua. Edhe pse e pranuar në Universitete presigjioze në SHBA me bursa të plota, Ariana ka vendosur që t`i rikthehet familjes dhe vendit.

Nga viti 2004-2008 ajo ndoqi dy universitete paralelisht në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe Menaxhim të Politikave Publike në Rochester Institute of Technology në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë dhe të dy universitetet i ka përfunduar si studente e dalluar duke përfituar bursë nga USAID-i dhe Universiteti i Prishtines.

Nga vitin 2009-2011 ka vazhduar të ndjekë studimet master për Administrim Publik në Rochester Institute of Technology /Universitetin Amerikan në Kosovë dhe nga viti 2012-2014 ka përfunduar studimet master për diplomaci në Universitetin e Oxfordit në Angli.