Kush është më menaxher? VV i kundërpërgjigjet Haradinajt, ja përmend qiranë 28 mijë euroshe

Kush është më menaxher? VV i kundërpërgjigjet Haradinajt, ja përmend qiranë 28 mijë euroshe

Ramush Haradinaj ditë më parë në një konferencë për media kishte vënë në dyshim  aftësi menaxheriale të kreut të Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi pritet të emërohet kryeministër i ri.

Tuje, Ramushi kishte deklaruar se nuk pret që kjo të jetë një qeveri përparimi.

“Unë kam dyshime në aftësitë e tij menaxheriale. Nuk mendoj që do të jetë qeverie përparimit.  Unë pres që qeveria që vjen do të jetë shumë e dobët, por është shumë ma keq mos mu formu kjo qeveri. Na nuk jem pjesë e diskutimit të një koalicioni, unë nuk kam pritë që ata që  kanë fituar tashmë të formojnë qeverinë”, ka thënë  Haradinaj.

E këtyre deklarimeve, u është kundërpërgjigjur zyrtar për media nga VV, Arlind Manxhuka, duke thënë se objektin e ministrisë e bllokon për parti, kurse për ministrin paguan 28 mijë euro qira.

“Meqenëse dje u fol për menaxherë të mirë. Çka quajmë menaxhim i mirë?Kur objektin e ministrisë e bllokon për partinë a për ministrinë paguan qira mujore 28 mijë euro”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij zyrtar në facebook.