Kush është Mentor Hyseni – i emëruari i Kurtit në krye të Bordit të Ujësjellësit?

Kush është Mentor Hyseni – i emëruari i Kurtit në krye të Bordit të Ujësjellësit?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Mentor Hysenin në krye të Bordit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.

Hyseni tash e një kohë është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Se qeveria ka bërë emërime politike e ka pranuar edhe Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë.

Por kush është Mentor Hyseni, i emëruari politik i Albin Kurtit?

Ai ka lind më 28 gusht 1980 në Viti. Ka përfunduar studimet bazike në fushën e Financave në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Për 12 vite ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione publike në Kosovë, si: Ministria e Drejtësisë, Korporata Energjetike e Kosovës, KEDS Energy si dhe është ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – ShKÇAK.

Për katër vjet ka qenë i angazhuar si ekspert i financave publike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ofruar eksperiencën e tij të gjatë për të përmirësuar llogaridhënien dhe qeverisjen qendrore.

Aktualisht është Ligjërues dhe Asistent në lëndët e Financave dhe Kontabilitetit në Universitetin e Gjilanit./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Kurti vepron ngjashëm me PAN-in, humbësin e zgjedhjeve për deputet e bënë drejtor të ndërmarrjes publike