Kush është Ministri i Jashtëm grek me prejardhje nga Himara

Kush është Ministri i Jashtëm grek me prejardhje nga Himara

Nikos Dendias, një grek me origjinë nga Himara është ai të cilit kryeministri i Greqisë Qiriakos Micotaqis i ka besuar drejtimin e politikës së jashtme.

Gazeta Dita ka zbuluar se si janë marrëdhëniet e tij me Shqipërinë?

60-vjecari me profesion avokat që ka lindur në ishullin e Korfuzit ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai është shprehur se të parët të tij ishin nga Himara. Një vit më parë kur Dendias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Aleksis Tsiprasit kritikoi në distancë dhe kryeministrin Rama.

“Më bën përshtypje të jashtëzakonshme që kryeministri Rama nuk ka qëndrime pro greke. Më bën përshtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz” thoshte ai kur qe në opozitë.

Po në atë kohë ai ka mbajtur qëndrime të ashpra edhe ndaj Shqipërisë:

Duhet të mbrojmë të drejtat tona, minoritetin grek në vendin fqinj dhe nuk mund të lejojmë që vendi të bëhet terren për kërcënime. Shqipëria ka nevoje per marrëdhënie te mira me Greqine, edhe me BE. Kemi shume mënyra dhe mjete per ti bere presion Shqiperisë. Ata nuk duhet mund të besojnë se mund të bëjne ç’te duan”, shprehej ai.