![Kush është mjeku kosovar i cili ka marrë pjesë në 9 maratona botërorë e mbi 30 gjysmë maratona?](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/rrr-730x440.png)
Skënder Gashi me profesion është gjinekolog por pasion ka maratonën. Vjen nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit dhe është 66 vjeçar. Ka marrë pjesë në 9 maratona botërore dhe mbi 30 gjysmë maratona zyrtare.
Përgatitjet për vrapim i ka bërë në Parkun e Gërmisë, Durrës, Mali i Zatriqit dhe vende të tjera.
Se nga i erdhi ideja që të merret me maratonë na tregoi vet ai.
Prej cilit vit e praktikon vrapin? E sa kohë duhet të ushtrosh e përgatitësh për qenë pjesë e maratonave sipas tij.
Mes tjerash, doktori përmendi disa qytete nëpër të cilat ka qenë pjesëmarrës në maratona. Ai nuk i kurseu kritikat ndaj shtetit të Kosovës, që sipas tij nuk po përkrahë sportin kosovar. Gashi bëri me dije që nuk e ka ndërmend të ndalet së merret me këtë sport, madje pati edhe një porosi edhe për të tjerët.
E përmes pasionit të tij për maratonën ai u dërgoi “selam” edhe Isa Mustafës e Albin Kurtin – që nuk po arrijnë ende të formojnë qeverinë e re.
Ndiqeni storien e plotë: