Kush është motra ‘Problematike’ e Ganimete Musliut që e sulmoi fizikisht ish-ambasadorin e Kosovës në Gjermani

Kush është motra ‘Problematike’ e Ganimete Musliut që e sulmoi fizikisht ish-ambasadorin e Kosovës në Gjermani

Fatmire Musliu, është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut. Ajo ka qenë e angazhuar në stafin diplomatik të Kosovës, në ambasadën e Kosovës në Berlin, kurse tash mban pozitën e dytë në konsullatën e Kosovës në Bernë.

Musliu si sekretare e parë në Ambasadën në Berlin, vite më parë e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm të Kosovës në Gjermani, Vilson Mirditën.

Mirdita ankohej vazhdimisht në MPJ për sjelljet e Musliut dhe në letrat zyrtare shpjegonte në detaje se si ajo shpërfillte hierarkinë dhe punonte krye në vete.

Por, ajo nuk u bë e dhunshme veç me ambasadorin në atë kohë. Fatmire Musliu ka përfunduar edhe në një rrahje me një punëtore tjetër të Ambasadës, Liridona Zeqirajn. Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2012, në prani të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë të Ambasadës e të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Pas kësaj kishte edhe një skandal tjetër. Ajo akuzohej se priste njerëzit në mënyrë jo dinjitoze. Raportohej se në zyre e gjenin teksa pushonte. /InDoks.

InDoks | Diplomaci për marre – 19.01.2020

InDoks | Diplomaci për marre – 19.01.2020Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 diplomacia kosovare nëpër botë ka qenë e mbushur meskandale. E mbushur me militantë politikë. Me akraba.InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet trajtimit të historisë së diplomacisë. Si u shndërrua ajo ngamisioni i saj për promovimin e Kosovës në një hapësirë për rehatimi militantësh. Për zhvatje të buxhetit.Prej misionit të saj për promovimin e vendit në një diplomaci për marre.“Diplomaci për marre”, me autor Visar Duriqi transmetohet këtë të diele në ora 20:10 në RTV Dukagjinidhe live në Insajderi.

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 19. Januar 2020