Kush është kandidatja që ja zbardhi fytyrën PSD-së

Kush është kandidatja që ja zbardhi fytyrën PSD-së

E lindur më 1992, Natyra Kuçi ka kryer studimet pasdiplomike në fushën e Menaxhmentit të Përgjithshëm.

Ajo u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mori pjesë në disa aktivitete të kësaj partie. Ndërsa në vitin 2017-të, arriti të bëhet asambleiste në Kuvendin Komunal të Deçanit nga radhët e LVV-së. Pas ndarjes së LVV-së, ku u formua Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, në Kuvendin Komunal në Deçan, njihej si asambleiste e kësaj partie.

Me përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun, u emërua nga Kryesia e Partisë Socialdemokrate Zyrtare për komunikim, në përputhje me nenin 62 të Statutit të PSD-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit që erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, Kuçi i hyri garës për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD. Gjatë fushatës, Kuçi ishte zë i fuqishëm i grave dhe kishte disa arsye që sipas saj qytetarët duhet të votojnë koalicioni AAK-PSD.

“Do të zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e grave”, kishte thënë ajo.

Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, koalicioni AAK-PSD arriti t’i marr gjithsej 11% të votave ku siguroi 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës.  Por, Partia Socialdemokrate, në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të këtij koalicioni do të përfaqësohet vetëm me një deputete. Ajo është Natyra Kuçi e cila arriti t’i marrë 4 mijë e 452 vota. / Insajderi.com