Kush është pronari i televizionit që u vra në Mirditë

Kush është pronari i televizionit që u vra në Mirditë

Kastriot Reçi, 47-vjeçar është pronari i një televizioni lokal në Shqipëri “Media Plus Televizion”.

Siç raporton Top Channel, ai është vrarë pranë lokalit të tij.

Ndërsa sipas informatave të para nga Policia e Shqipërisë është konfirmuar edhe vdekje e tij.

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ata kanë bërë të ditur se “Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”.