Kush është shqiptarja që u përfshi në grupin e Mario Millosheviqit?

Kush është shqiptarja që u përfshi në grupin e Mario Millosheviqit?

Ditën kur u arrestua Mario Millosheviq ai nuk ishte vetëm. Në banesën e tij po e priste një valltare, Laureta Zyba. Edhe ajo është dënuar për së paku mos denoncim të veprave penale që i kishte parë: armën e Marios dhe posedimin e drogës nga ai. “Kemi pirë një herë bashkë mariuhanë, por e kam parë që nuk është për mua ajo”, kishte dëshmuar para hetuesve Zyba.

InDoks e ka kontaktuar Laureta Zybën. Ajo fillimisht është pajtuar që të rrëfej rolin e saj në grupin e Mario Millosheviqit, por në momentet e fundit është tërhequr nga marrëveshja për intervistë.

Ajo në dëshmi thotë veç se ishte e dashura e Mario Millosheviqit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që ajo e ka takuar deri tash”. Implikimi i saj i mëtutjeshëm nga prokuroria ishte i zorshëm, edhe pse ajo për shumë muaj ishte shoqëruar me Milloshevqin, kjo pasi që komunikimi mes tyre, sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht përmes aplikacionit “snapchat”.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.