Kush është Sokol Dobruna? Ish-kryetari i Gjykatës së UÇK-së që kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin

Kush është Sokol Dobruna? Ish-kryetari i Gjykatës së UÇK-së që kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lajmin e konfirmoi Dobruna në një deklarim për Televizionin 7. Ai tha se nuk është në dijeni nëse është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit apo në cilësinë e të dyshuarit, raporton Insajderi.

Por, kush është Sokol Dobruna?

79-vjeçari Sokol Dobruna është jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës, ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës, në herët gjatë këtij viti. /Insajderi.com