Ambasadori gjerman: Qëllimi i dialogut është që të mos ketë fitues dhe humbës

Ambasadori gjerman: Qëllimi i dialogut është që të mos ketë fitues dhe humbës

Dialogu nuk është i vdekur, vetëm se për momentin nuk po ndodh”. Kështu ka thënë ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb për Radiotelevizionin e Vojovodinës.

Sipas fjalëve të tij, ideja e qëllimi nuk kanë qenë që të zëvendësohet roli i Bashkimit Evropian dhe të ndryshojë formati, por që t’i jepet mbështetje formatit aktual në të cilin po zhvillohen bisedimet.

Schieb thotë se qëllimi i Gjermanisë është që të mos ketë fitues dhe humbës pas marrëveshjes finale.

“Qëllimi kryesor është që dialogu të rifillojë dhe në të nuk duan të kenë fitues e të humbur, si edhe se Kosova duhet ta heqë taksën në mallin serb”.

Në pyetjen rreth korrigjimit të kufijve apo këmbimit të territoreve, ai ka thënë se kancelaria gjermane Angela Merkel ka qenë e qartë se Gjermania ka rezerva të caktuara për këtë dhe se nuk mendon se kjo është ide e mirë.

Duke përkujtuar se Gjermania e ka njohur Kosovën, ai ka thënë se qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, por se Gjermania nuk parashikon paraprakisht se cili do të jetë përfundimi i dialogut.

“Rezultati duhet të jetë marrëveshja gjithpërfshirëse e obligueshme ligjërisht, e cila i kontribuon stailitetit të rajonit”, ka thënë Schieb.