“Kush gjykon njerëzit nuk ka kohë për t’i dashur ata”

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

“Kush gjykon njerëzit nuk ka kohë për t’i dashur ata”

Përderisa sot po lexoja një shkrim për Halil Kastratin, se çmu kujtua Nënë Tereza. E dini cila? Po. Një e njeh e gjithë bota. Një, ashtu siq e njeh një Halil Kastrati Kosova. Tek të dy befas gjeta tri gjëra kyqe që i karakterizojnë: rrënjë shqiptare, të dytë besimtarë në fetë që i takojnë ( të frymëzuar në librat e shenjtë Bibël e Kuran) dhe bamirës.

I njohim pra që të dy në shërbim të skamnorëve. Të parin personazh e njeh « vetëm » tërë bota kurse të dytin e njeh “e gjithë” Kosova!

Thjesht dy degë të një trungu të njejtë.

Në Kosovë Insajderi ( medium informues) ka nderuar Halil Kastratin me “ Çmimin e vitit 2018”, simbolikë që ilustron njohjen e punës dhe misionit të tij. Sakaq, u zgjuan ca njerëz keq të informuar apo me njohuri të kufizuara. Ata dëshirojnë të portretojnë një Halil tjetër që imagjinata e tyre ndonjëher ngatërron ngjyrat. Një portret të tmerrshëm. Më thjesht, për disa, puna e Halil Kastratit dhe missioni i shoqatës «Jetimat e Ballkanit » është punë me pasoja jo të mira për Kosovën duke aluduar në besimin e tij fetar.

Shumë nga ata që fyenin e etiketonin punën e Halilit harruan se Nënë Tereza, e nderuar me Çmimin Nobël për paqe më 1979, ishte akuzuar sipas një studimi kanadez: “Nënë Tereza mund të jetë gjithçka … pos e shenjtë (engjëllore) ». Studiuesit thonin se: 1. Nënë Tereza refuzoi të lehtësonte vuajtjet e të sëmurëve para se të vdisnin ( Nënë Tereza akuzohej të ketë thënë se ata duhet të vuanin nga dhimbjet sikurse Krishti i varur në kryq); 2. Veprat e saj u paguan nga diktatorët ( sdudimi cekë «Bebe Doc» Jean-Claude Duvalier etj); 3. Ajo ka grumbulluar miliona që janë zhdukur ( studimi përcakton se një pjesë e madhe e parave u dërguan në Vatikan në vend se të dedikohen për të varfërit.)

« Mos pastë kurrë Kosova nevojë për njerëz si unë » e kam dëgjuar të thot Halil Kastrati.

Një nga thënjet e Nënë Terezës që mbanë ky shkrim në titull mund t’a ketë njohur padyshim edhe Halil Kastrati. Jo pse kjo thënje njihet në botën moderne si një nga citimet e Nënës Terezë, por padyshim këtë thënje e gjejmë në të gjitha librat e shenjtë anë e kënd botës. Nuk më ka rastisur kurrë që të dëgjoj prindër duke edukuar fëmijët e tyre të thonë : mos ndihmo kurrë aty ku e sheh të arsyeshme se ka nevojë!

E juve ju ka mësuar ndonjëher dikush t’ia merrni të tjerëve kafshatën nga goja? Sigurisht se jo. Nënë Tereza thoshte se « kritika është kanceri i zemrës ».

Domosdo duhet t’a kuptojmë se n’këtë thënje ajo fliste për kritikat shkatërruese e jo ato konstruktive. Nëse dikush gënjehet duke e bindur veten se në Kosovë nuk ka njerëz që vuajnë nga uria, gabon. Gabojnë edhe shumë të tjerë që tjetërsojnë fajin.

« Nëse nuk mund të ushqesh njëqind familje, ushqeje vetëm një » lutej Nënë Tereza. Sa qindra e mijëra zëra në Kosovë i kemi dëgjuar duke kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend. Sa herë jemi munduar t’a kuptojmë se cfarë po punojnë të tjerët pa e pyetur veten « po unë ç’mund të bëjë »? Sa herë të trishtuar nga pamjet e atyre që vuajnë kemi murmuritur në buzët tona « po si o Zot s’doli një burrë që t’i ndihmoj k’tij populli »! Nuk dyshoj, të gjithëve iu dhemb zemra kur shihni familjarët, miqtë e fqinjët tuaj tek vijnë e trokasin në derën tuaj : « më jep hua ( lëmoshë) një kofë miell për nesër, një aspirin se djalin/ vajzën po ma djeg zjarmia, një krah dru veq për sonte se akull na është bërë sh’pija… ». Të ballafaquar me këto raste « ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe » do t’na përsëriste gjithnjë Nëne Tereza.

“Vetëm duke vënë mbi Krishtin ne mund të sjellim më mirë dashurinë ndaj të tjerëve » porosiste kudo Nënë Tereza. Halili sot sjellë lot gëzimi me një ushtri të tërë që lufton skamjen. Ai është vetëm një dëshmitar i asaj dashurie që njerëzit e mirë e ndjejnë për skamnorët.

« Vetëm me ndihmën e Zotit e donatorët që po japin nga djersa e tyre, arrijmë të bëjmë shumë familje me shtëpi » deklaron çdo muaj Halil Kastrati.

Portreti i Halilit është në zemrat e atyre që jetojnë sot me dinjitet nga veprimet e tij.

« Mos pastë kurrë Kosova nevojë për njerëz si unë » e kam dëgjuar të thotë Halil Kastrati.