Kush i ndihmoi Millosheviqit që të krijoj një identitet të ri në Kosovë dhe sa pagoi për këtë?

Kush i ndihmoi Millosheviqit që të krijoj një identitet të ri në Kosovë dhe sa pagoi për këtë?

Mario Millosheviq, i cili u kap vitin e kaluar nga Policia e Kosovës, kishte ndërruar “identitetin” e tij. Ai kishte arritur që ta marrë shtetësinë e Kosovës, me një emër dhe mbiemër tjetër, me qëllim që të mund të vepronte në Kosovë, me veprimtarinë e tij kriminale. 38- vjeçari nga Podogrica, është pajisur me pasaportë kosovare, duke e ndryshuar emrin në Miroslav Kostiq, dhe shtetësinë kosovare.

Dokumentin e parë me fotografi të tij, por me emër të rrem, si Mirosllav Kostiç, e kishte marrë nga një pëson në Leposaviq për 500 euro, një person me pseudonimin “Miko”, që ishte futja Milloshevicin në librin e të lindurve, dokumentet tjera nuk ishin më problem. Ai arriti që të merrte pastaj letërnjoftim, leje të vozitës e pasaportë udhëtimi. Në vitin 2017 i deklaroi ato si të humbura bashkë me çantën e tij, që të mund ti nxirrte të rejat.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.