![Kush ishte iniciatori i ndarjes së Kosovës sipas Ramush Haradinajt?](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/82804066_628165147726945_3327608302933639168_n-730x440.png)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në intervistën ekskluzive për Insajderi ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.
“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.
“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.
Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër por edhe nga vendet e fuqishme të botës./Insajderi.com