Kush janë agjentët në Veri të Kosovës?- Flet eksperti i sigurisë

Kush janë agjentët në Veri të Kosovës?- Flet eksperti i sigurisë

Qeveria e Kosovës ditë më parë iu kishte dhënë leje të përkohshme dhjetëra profesionistëve shëndetësorë nga Serbia për t’u kujdesur për qytetarët serbë të Komunës së Graçanicës gjatë situatës emergjente me COVID-19.

Një email i brendshëm komunikimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, të cilën e ka siguruar Insajderi, dëshmon mbështetjen që Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë kësaj iniciative.

Këta prefesionistë nga ekspertët e sigurisë u quajtën “agjentë sekret” që kanë për qëllim destabilizimin në Veri të Kosovës.

Bedri Elezi , drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka thënë se dyshohet se rreth 30 agjentë janë në veri të vendit, qëllimi i të cilëve  është zbatimi i masave nga qeveria serbe.

“Ne si institut e kemi vënë në dijeni  presidentin, AKI, kryesiministrin, se ka aktivitet të dyshimta, ku dyshohet se 30 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë, do të garantojnë zbatimet e masave të cilat do t’i merr Qeveria e Serbisë, si dhe do të kryjnë punë të tjera që kanë të bëjnë direkt me cënimin e sovranitetit”, ka thënë Elezi.

Ai u shpreh se dyshime se edhe kontingjenti i mjekëve që u lejua të futej në Kosovë, nuk ishin krejt veç mjekë.

“Edhe ata në pjesën veriore të Kosovës, fakti që kanë deklarur publikisht madje kemi edhe video të sjelljes të kontigjenteve të mjekëve edhe të mjeteve të tjera siç duket në video janë ushtrake të lënë me besu në informacionet që ne i kemi dhënë nga një burim kredibil, i cili ka treguar një dokument i cili ka pas poashtu edhe numrin e portokollit të shërbimit sekret BIA”, ka  shtuar Elezi.

Kurse, Ministria e Shëndetësisë  ditë më parë ka bërë të ditur se personeli mjekësor që do të vijë nga Serbia, do të duhet të dëshmojë me dokumente relevante profesionin e tyre prej mjeku.

“Po ashtu, të gjithë personat personat fizik duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikat kufitare dhe t’iu përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të IKShPK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Kujtojmë se nga  08 shkurt deri më 11 prill të këtij viti, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 283, me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese/InsajderiInDoks