Kush janë deputetët e partisë së Edi Ramës që e betonuan Durrësin, sa prej tyre kanë rekorde kriminale?

Kush janë deputetët e partisë së Edi Ramës që e betonuan Durrësin, sa prej tyre kanë rekorde kriminale?

Vangjush Dako, ishte gjatë periudhës 2007-2019 kryetar bashkie në Durrës, nga Partia Socialiste, ku u bë i njohur edhe për skandaleve rreth ndërtimeve.

 

Një numër i madh i lejeve ndërtimore që e mbushën Durrësin me ndërtesa të larta u dhanë në mandatin e tij të njohurit, “Gjush Betoni”.  Ai u hetua nga Prokuroria edhe në aferën e përgjimeve ku flitet për blerje votash, por u përmend edhe në një sërë aferash ku një prej tyre ishte edhe ndikimi i mundshëm i tij për lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje.

Deri para rënies së tërmetit, pas çdo denoncimi e akuze të faktuar, për korrupsion me ndërtime në Durrës; ish-kryebashkiaku Dako, deklaronte: “I shikoni këto duar, i kam akullore”.

Pas rënies së tërmetit e masakrës me 51 viktima; ku dyshimet e para janë nga gërmadhat e pallateve, banesave dhe hoteleve, që u ndërtuan e shtuan katet, me lejet dhe betonin e Dakos; e u legalizuan me tapitë e Artan Lames,  kryetarin e Kadastres, pavarësisht përgjimeve dhe lejimin e këtyre ndërtesa këta zyrtarë të Partisë Socialiste nuk shqetësohen nga drejtësia.

Kompania e ish-kryebashkiaku Dako ka furnizuar shumë punime të projekteve të bashkësisë, e cila është administruar deri në vitin 2003 nga vetë Vangjush Dako, i cili pas përfshirjes në poltikë, kompaninë e kishte kaluar në emër të vëllait Edmond Dako.

Po ashtu, në këtë vlug akuzash, për ndërtime jo-cilësore është fajësuar edhe deputeti tjetër i PS-së, Sadri Abazi. Ai u akuzua nga opozita se i hoqi dy kate pa leje të hotelit të tij, por më vonë i njëjti ka mohuar këtë gjë. Sadri Abazi konsiderohet në mesin e deputetëve më të pasur të PS-së. Në vitin 2016 u raportua se ai madje ka rritur që të blinte makinë mbi 100 mijë euro. Në vitin 2011 vëllai i tij, Përtej Abazi, po ashtu biznesmen, ishte ekzekutuar me dy plumba. Ai ishte vrarë pak momente pasi kishte dalë nga një kazino në qytetin e Laçit. Edhe ai ishte biznesmen ndërtimesh, por në atë kohë u raportua se kishte në pronësi edhe lokale lojërash të fati dhe biznese të tjera.

Durrësi në mëngjesin e 26 nëntorit ishte prekur nga një tërmet shkatërrues 6.4 rihter, ku la 51 viktima, dhe mijëra të pa strehë.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks