Kush janë dy të plagosurit, të sapoliruarit nga burgu i bëjnë atentat

Kush janë dy të plagosurit, të sapoliruarit nga burgu i bëjnë atentat

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë pasdite në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”, ndërsa dy të plagosurit po pinin kafe bashkë në një lokal të qytetit bregdetar.

Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë një i dënuar rreth 40-vjeç, i cili kishte dy ditë që ishte liruar nga burgu. Të plagosurit janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) rreth 40-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, shkruajnë mediat shqiptare.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri, dy persona mbesin të plagosur