Kush janë tre deputetët e VV-së që pësojnë nga kalimi i pragut prej Nisma-AKR?

Kush janë tre deputetët e VV-së që pësojnë nga kalimi i pragut prej Nisma-AKR?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD.

Pasi që PZAP-i ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia, ia jep mundësinë këtij koalicioni që të kalojë pragun zgjedhor dhe t’i ketë plotë 6 deputet në kuvend, shkruan Insajderi.

E kalimi i pragut nga ky koalicion, rrezikon deputetët e partive të tjera. Janë plotë tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, që mund të mbesin jashtë ulëseve të Kuvendit të Kosovës, pasi që, kanë më pak vota.

Është Alban Hyseni i cili nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, doli të ketë 7 mijë e 833 vota, pastaj Enver Haliti i cili ka 7 mijë e 723 vota dhe Arta Bajralija me 7 mijë e 670 vota.

Pas këtij vendimi të PZAP-së, është deklaruar edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Limaj në konferencën e thirrur për media ka thënë se me votat e rregullta Nisma dhe partnerët e saj do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës./ Insajderi.com