Kush quhet “spiun” e kush “punojnsë intelegjente”

Shkruan: Armend Halimi

Kush quhet “spiun” e kush “punojnsë intelegjente”

Si çdo shtet tjetër, edhe Kosova ka të themeluar shërbimin e vetë të intelegjencës. Varësisht vendit, shërbimet e tilla edhe kanë emër të ndryshëm, si p.sh shërbimi sekret, apo shërbimi i intelegjencës, e që në Kosovë nihet si Agjensioni Kosovar i Intelegjencës, me shkurtesën AKI, por që pamvarësisht emërtimeve, të gjitha këto kanë një funksion që është kryekput në mbrojtje të interesave nacionale të vendit, duke zbuluar me kohë informata të rëndësishëme, përpunuar dhe shpërndarë ato sipas institucioneve, ato që prekun sigurinë apo interesat nacionale të vendit konkret.

Institucionet e tilla, për nga misioni që kanë, bartin në vetëvete shumë përgjegjësi, andaj edhe u janë të njohura një mori autorizimesh me karakter përgjithësisht të fsheht, por që për dallim nga policia, janë të privuara nga e drejta e përdorimit të forcës dhe arrestimit, mbajtja e armës (me përjashtim), si dhe çdo masa që cënon apo dëmton liritë dhe të drejtat e njeriut, pra që bien ndesh me instrumentet ndërkombëtare që i garantojnë ato.

Vlenë të theksohet specifikisht, se në mesin e shumë detyrave të punojnsëve të AKI-së, është edhe obligimi për ruajtjen e informatave që prekun sigurinë apo interesat nacionale të Republikës së Kosovës, pra, jo vetëm që mos të jenë ata që bëjnë këto shkele, por edhe të zbluojnë njerzitë që bëjnë këto shkelje, siq janë spiunët.

Kush janë spiunët?. Baza ligjore në Kosovë, saktësisht Kodi Penal në mënyrë konkrete jep definicion mbi spiunazhin, që po të krahasojmë me detyrat dhe autorizimet e punojnsëve të AKI-së sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, janë apsolutisht të kundërta, ngase dallojnë në mënyrë substanciale, përderi sa spiunazhi dëmton interesat nacionale të vendit në llogari të një vendi të huaj, shërbimet sekrete apo intelegjente kanë për detyrë ruajtjan e këtyre interesave. Në këtë drejtim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës me spiunazh nënkuptojmë “Kushdo që sekretin shtetëror ia komunikon, ia dorëzon apo ia bënë të arritshme shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre…”, pra shohim lehtesisht dallimin për çka konsideroj se nuk ka as një mëdyshje apo dilem çartësimi mes këtyre dy veprimtarive.

Përkundër këtij fakti, me apo pa qëllim, mediat në vendin tonë vazhdojnë të ngatrrojnë këto dy veprimtari kundërthënse, duke mos arrit të bëjnë dallimin mes tyre, për rrjedhoj edhe në lajmet mediatike hasim raportime te shpeshta “spiunët” për punojnësit e AKI-së, apo “kryespiuni” për shefin e AKI-së, që flet për veq jo profesionalizëm, edhe për një etiketim apo njollosje të këtij institucioni, njëherit duke krijuar në opinion një qëndrim të gabuar karshi shërbimit të tillë, me dilemat se është apo nuk është në interes apo dëm të vendit. Për të qenë akoma më i kjart, dallimin mes një punojnësi të shërbimit sekret të shtetit dhe spiunit mund të e bëjmë mes një virusi dhe bari për shërimin e tij.

Si përfundim, gjithë ky reagim vjen për arsye të sqarimit profesional që e konsideroj të nevojshëm, as edhe një motive tjetër, e aq më pak vlerësimin e përformancës së AKI-së, ngase, sigurisht funksionimi i tij mbi bazën e obligimit ligjor që ka mbi supe kërkon nga ta punë profesionale, të zhveshur nga ndikimet politike dhe minimizimin e skandaleve tjera që kemi pasur rast të i ndëgjojmë brenda këtij institucioni.

(autori është Drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë-ISS, Prishtinë)