“Kush tha se Kosova do të anëtarësohet në OKB?” – përplasen politikanët serbë

“Kush tha se Kosova do të anëtarësohet në OKB?” – përplasen politikanët serbë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk do të ndodhë.

Përmes një prononcimi të tij, ai ka ndërlidhur iniciativën për mbledhje nënshkrimesh nga kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në OKB, njofton Klan Kosova.

“Kush tha se një gjë e tillë do të ndodhte?”, ka thënë Daçiqi.

“E shoh se Jeremiqi filloi mbledhjen e nënshkrimeve. Gjatë kohës së Tadiqi dhe Jeremiqi më shumë se 80 vende e kanë njohur Kosovën. Pse këto nënshkrime tani?”, ka pyetur Daçiqi.

“Gjatë mandatit tim, gjashtë vende e kanë tërhequr njohjen, prandaj të shohim se kush ka nevojë dhe pse t’i nënshkruajë ato”, ka thënë tutje ai.

Më tej ai ka shtuar se në agjendë asnjëherë nuk ka qenë ideja e njohjes së Kosovës shtet të pavarur si dhe anëtarësimi i saj në Organizata Ndërkombëtare.

“Njohja e pavarësisë dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk ka qenë kurrë në agjendë”, është shprehur Daçiqi duke përsëritur se Serbia do një zgjidhje të qëndrueshme, njofton Klan Kosova.