Dezinformatat dënohen

Kush thotë “s’ka virus” do të dënohet me ligj – nëse kalon projektligji për Pandeminë sot në Kuvend

Vjosa Osmani: Ky ligj mund të plotësohet edhe me shumë amendamente dhe shpresoj shumë që bashkërisht do të mund ta plotësojmë për ta bërë të zbatueshëm nga ana e qeverisë.

Kush thotë “s’ka virus” do të dënohet me ligj – nëse kalon projektligji për Pandeminë sot në Kuvend

Nëse Kuvendi i Kosovës miraton nismën ligjore të propozuar nga Vjosa Osmani dhe votohet ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, atëherë kushdo që thotë se “nuk ka virus” do të dënohet me ligj, njofton Insajderi.

Se kjo është paraparë me këtë projektligj e ka treguar Vjosa Osmani, kryetar e Parlamentit të Kosovës.

“Kush thotë që ‘nuk ka virus’ duhen dënim konkret. Dezinformata të tilla nuk do të duhej të liheshin pa u ndëshkuar”, ka thënë Osmani, derisa ka prezantuar projektligjin para deputetëve.

“Ky ligj mund të plotësohet edhe me shumë amendamente dhe shpresoj shumë që bashkërisht do të mund ta plotësojmë për ta bërë të zbatueshëm nga ana e qeverisë”, tha ajo.

Osmani ka deklaruar gjithashtu se “ky ligj nuk është i Vjosa Osamanit, por i deputetëve të Kosovës”, prandaj “shpresoj se të gjitha grupet parlamentare do të bashkohen”.

Kjo nisëm ligjore ka ardhur nga Kuvendi. Diçka e rrallë në Kosovë, pasi edhe pse deputetët dhe parlamenti e ka këtë të drejtë të ndërmarre nisma ligjore, nuk është se ka qenë praktikë në të kaluarën.

“Ne e kemi ndërmarrë këtë iniciativë me një grup më të vogël të deputetëve, por shpresoj shumë që sot ta tregojmë unanimitet për këtë ligj”.

Projektligji është iniciuar para tre muajsh, në prill, por vetëm sot po diskutohet në parlament për të dhe pritet të hedhet në votim.