Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkimin e një zëvendësministri të Zhvillimit Ekonomik. Në vend të tij e ka emëruar një person tjetër.
Me vendim të Qeverisë është shkarkuar Fatir Berzati dhe është emëruar Hamza Balje.
“z. Hamza Balje, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushën e përcaktuar nga Ministri, si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.
Më tej në vendimin e Qeverisë për emërimin e zëvendësministrit e obligon atë që brenda 30 ditëve pas hyrjes së fuqi të këtij vendimi, ai ta deklarojë pasurinë./Insajderi.com