“Kushtet e LDK-së për demarkacion janë kundër interesave të Kosovës”

“Kushtet e LDK-së për demarkacion janë kundër interesave të Kosovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çështjen e demarkacionit.

Ai për Insajderin, ka thënë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, është duke luajtur lojë me këtë temë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u treguar joparimore me këtë temë. Ata qysh nfillim janë treguar të tillë dhe kanë punuar kundër interesave të Kosovës. Kjo u pa edhe me propozimin e ditës së sotme, me propozimin e saj lidhur me ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Selimi

Ai ka shtuar se tentimi i spektrit politik për kalimin e demarkacionit, është një kamuflim i kësaj marrëveshje, përshkak se edhe ata e dinë mirë që nuk mund të ndryshohet kjo marrëveshje me anë të anekseve.

“Kjo është një tentim që këtë marrëveshje ta kamuflojnë, duke tentuar që ta mbështjellin mirë me anë të anekseve dhe elemteve shtesë, vetëm për t’i mashtruar qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kalojë kjo marrëveshje”, tha Selimi./Insajderi.com