Kushtet katastrofale në konviktet shqiptare

Kushtet katastrofale në konviktet shqiptare

Universiteti Bujqësor i Tiranës ose i njohur ndryshe si universiteti i Kamzës, është më i vjetri në Shqipëri, themeluar 67 vite më parë.

Pas 7 dekadash, konviktet e Bujqësorit janë në këtë gjendje, gjysmë gërmadha, gjysmë shtëpi të improvizuara.

Prej vitesh është premtuar që korpusit universitar të Bujqësorit do t’i kthehej shkëlqimi i tij i dikurshëm dhe në të gjitha godinat do të akomodohen studentët.

Por deri atëherë, këta të fundit, ashtu si dhe 30 familjet e vendosura në to, do vazhdojnë të përjetojnë Mesjetën.