
Aktgjykimi i plotë për rrëzimin e Qeverisë me në krye Avdullah Hotin, është drejt finalizimit, transmeton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Gjykata Kushtetuese, e cila para një jave mori vendimin për rrëzimin e kësaj qeverie duke e konsideruar formimin e saj si jo-kushtetues.
Nga ky institucion thonë se aktgjykimi është drejtë finalizimit, por, që nuk kanë treguar datë të saktë se kur do të publikohet.
“Aktgjykimi është duke u finalizuar dhe posa të jetë i gatshëm do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare”, ka thënë për express, Veton Dula, zyrtar për komunikim në Kushtetuese. /Insajderi.com