“Vendimet e Supremes për numërimin e votave nga diaspora – jokushtetuese”

“Vendimet e Supremes për numërimin e votave nga diaspora – jokushtetuese”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme ankesën e NISMA-AKR-PD-së ndaj vendimeve të Gjykatës Supreme për të numëruar votat nga jashtë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ndonëse ato kishin ardhur jashtë afatit të përcaktuar ligjor, njofton Insajderi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës. Por, pas një ankese që Lëvizja Vetëvendosje bëri në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, ato vota u pranuan dhe u futen në rezultatin përfundimtar. Kundër pranimit të këtyre votave ishte deklaruar koalicioni Nisma-AKR-DP.

Kjo gjykatë ka konstatuar se aktgjykimi nga Gjykata Supreme nuk është në përputhshmëri me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me nenin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës./Insajderi.com