Kushti misterioz i LDK-së që ta votojë Demarkacionin

Kushti misterioz i LDK-së që ta votojë Demarkacionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin urgjent të cilin e kanë mbajtur brenda partisë.

Përmes një komunikate për media, Hoti ka treguar se kanë propozuar një zgjedhje e cila sipas tyre do t’i hapë rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Insajderi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, ka shkruar Hoti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) i ka bërë thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse.

“LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në njoftim.

Partitë politike të Kosovës përveç Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur të dakordohen që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Një dakordim i tillë mes partive politike sikurse PDK, AAK, NISMA dhe LDK është arritur në një takim të orëve të fundit që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Senaca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte e paraparë të mbahet sot është shtyrë për nesër në orën 10:00. /Insajderi.com