Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit Hashim Thaçi është zgjedhur sot në postin e Drejtorit Menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipa" />

Kushëriri i Thaçit zgjedhet drejtor i KEK-ut

Kushëriri i Thaçit zgjedhet drejtor i KEK-ut

Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit Hashim Thaçi është zgjedhur sot në postin e Drejtorit Menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit të KEK-ut thuhet se Thaçi ka dalë kandidati më i suksesshëm në këtë garë me pikë maksimale në fazën e vlerësimit.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

Në komision vlerësues siç njofton KEK-u, thuhet të kenë qenë përfaqësues nga Ambasada Britanike dhe monitorues nga Shoqëria Civile dhe BIRN.

“Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, përfundon komunikata.

Kushëri i Hashim Thaçit, Njaziu, gjatë kohës sa drejtonte Prokurimin në KEK, jo shume vite më parë, ishte i akuzuar për korrupsion brenda kësaj korporate, në dhënien e një tenderi milionësh.

Por, në janar të vitit të shkuar, Thaçi ishte liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.