Kuvendi arrin të miratojë dy pika nga seanca e sotme

Kuvendi arrin të miratojë dy pika nga seanca e sotme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në seancën e sotme plenare dy pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, njofton Insajderi.

Me 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstemim kanë kaluar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit.

Ndërsa, 68 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim ka kaluar propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga ekzekutivi dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Nuk u miratu as Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Dhe po ashtu nuk ka arritur të jetësohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. /Insajderi.com