Kuvendi e bënë të mençur Zafir Berishën, “kokrodillin” ia bënë “krokodil”

Kuvendi e bënë të mençur Zafir Berishën, “kokrodillin” ia bënë “krokodil”

Ish-deputeti i partisë NISMA, Zafir Berisha ishte bërë objekt talljeje në publik pasi në fjalimin e tij të fundit në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, kur gjatë fjalimit të tij përmendi “lotët e kokrodillit”.

Ai gaboi dy herë kur e përmendi krokodilin  duke ia ndryshuar komplet kuptimin, por në arkivin e shkruar të Kuvendit të Kosovës, Berisha del ta ketë thënë mirë këtë fjalë.

Sipas transkriptim të Kuvendit të Kosovës, Berisha citohet ta ketë thënë mirë këtë fjalë ani pse ai e ka gabuar dy herë.

“Mocionin e ka iniciuar opozita, kuptohet me “Nismën” dhe nuk qëndrojnë teoritë e konspiracionit që u paraqitën këtu nga deputetët e LDK-së, të cilët po derdhin lot krokodili për Isa Mustafën, derisa në të njëjtën rast ata as nuk ia kanë dhënë votën. Po a e dini pse po derdhin lot krokodili, sepse Isa Mustafa i ka kërcënuar që nuk do t’i përfshijë në listë dhe tash me që po e shohin fundin, hajde të bëhem mirë me Isën”, thuhet në transkriptimin e Kuvendit teksa citohet Berisha.