
Të hënën më 7 shtator, në ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 Shtatori, respektivisht 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.
Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, të cilët morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator të vitit 1990.
Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet. Shkaku i masave anti Covid-19, mediat do të mund ta përcjellin aktivitetin nga Galeria e sallës së Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com