Kuvendi i Kosovës dënon djegien e flamurit kroat nga Vojsllav Sheshel

Kuvendi i Kosovës dënon djegien e flamurit kroat nga Vojsllav Sheshel

Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në emër të deputetëve ka dënuar veprimin e Vojislav Sheshelit, që sot në Serbi dogji flamurin kroat gjatë vizitës së kryeparlamentarit kroat në Beograd.

Menjëherë pas këtij veprimi të Sheshelit, të dënuar nga Tribunali i Hagës me dhjetë vjet burgim për krime kundër kroatëve, kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq kishte ndërprerë vizitën në Beograd.

Tani Haliti ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës, se me luftë nacionaliste të “tipit të Millosheviqit dhe të Sheshelit po përballet edhe Kosova dhe se i takon që si Kuvend ta dënojë veprën e Sheshelit”.