Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat në Bruksel

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat në Bruksel

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë mbajtur sot një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel.

Seanca është duke vazhduar tani me pikat e rendit të ditës.

Të martën, në tri sulme të ndara në Bruksel, u vranë 31 njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën./Insajderi.com