Kuvendi i Kosovës mban seancë sot për vaksinat anti-COVID

Kuvendi i Kosovës mban seancë sot për vaksinat anti-COVID

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të hënën ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike si dhe sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Seanca fillon nga ora 10:00, raporton Insajderi.

Opozita që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – kanë kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për “neglizhencë” në menaxhimin e pandemisë e sidomos në sigurimin e vaksinave.

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia, në Kosovë janë regjistruar 104.042 infeksione si dhe janë raportuar 2.129 vdekje.

Ndërsa, janë siguruar 24.000 vaksina donacion nga program COVAX.

Por, vendi ynë do t’i marrë edhe 95.000 vaksina gjatë periudhës maj-gusht, nga adresa e Bashkimit Evropian. /Insajderi.com