
65 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkarkuan bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në Kuvend se ky “bord do të shkarkohet”, duke premtuar edhe shuarjen e plotë të kësaj agjencie.
Kreu i Ekzekutivit, ka akuzuar AKP-në për “vjedhje të mëdha”.
Po ashtu, Kuvendi se ka miratuar raportin vjetor të punës së kësaj agjencie.
Pasi u shkarkua ky bord, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje filluan duartrokitjet. /Insajderi.com