Kuvendi të premten mbanë dy seanca

Kuvendi të premten mbanë dy seanca

Kuvendi i Kosovës të premten (18 dhjetor) do të mbajë dy seanca, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e këtij Kuvendit, Arbërie Nagavci, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Nagavci theksoi se fillimisht do të jetë një seancë ku do të hedhen në votim të gjitha pikat e grumbulluara të mbetura nga seancat paraprake, ku janë rreth 50 pika.

Ajo shtoi se pas kësaj seance do të jetë seanca e re që do të nis në orën 11:00, ku në rend dite do të jetë edhe interpelanca ndaj kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Liqenin e Ujmanit.

“Shpresojmë që shefat e Grupeve Parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen e deputetëve në seancë, që edhe ata të jenë vendimmarrës. Besoj keni vërejtur kohëve të fundit është se rikthyer rregulli për mbajtjen e seancave, por mungon vendimmarrja për shkak të mungesës së votave”, ka thënë Nagavci./Insajderi.com